PS: Hyrje e kushtëzuar në parlament, sot fjala e fundit
Kryetari në detyrë i PS-së, Edi Rama, gjatë fjalës së tij theksoi se kjo forcë nuk mund të jetë pjesë e një jete parlamentare që nuk ka dalë nga vullneti i popullit. Megjithatë, ai deklaroi se do të jetë grupi parlamentar i Partisë Socialiste që do të thotë fjalën e fundit.
“Kryesia vendosi t’i përcjellë grupit vendimin për një marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. Partia Socialiste do jetë pjesë e parlamentit vetëm pasi shumica e tij me mandat politik jolegjitim të konsiderojë dhe plotësojë kushtet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe gjithë kuadrin e demokracisë dhe të garës demokratike me vendin tonë”, deklaroi Rama.
Kreu i PS-së premtoi se Grupi Parlamentar do të diskutojë më me shumë detaje, të cilat do të bëhen publike.
“Nuk bëhet fjalë për bojkot në kuptimin primitiv por për një qëndrim të detyruar nga 28 qershori. U kemi bërë thirrje edhe partive dhe forcave të tjera, grupeve politike dhe shoqërore që nuk janë të majtë, të bashkohen në emër të një domosdoshmërie të pashmangshme që është garantimi i zgjedhje të mira dhe të ndershme”, tha Rama.