Mediu: NATO, është meritë e të gjithë klasës politike
Për kreun e republikanëve anëtarësimi në NATO jo vetëm që ridimensionon peshën gjeopolitike të Shqipërisë, por mbi të gjitha është një përgjigje ndaj skeptikëve që nuk besuan në angazhimin e kësaj maxhorance
TIRANE-Anëtarësimi në NATO nuk ka qenë një dhuratë nga ndërkombëtarët, por është një punë e gjithë klasës politike”. Kështu është shprehur dje kryetari i republikanëve, ish-kreu i Ministrisë së Mbrojtjes, Fatmir Mediu gjatë një deklarate për shtyp. Për kreun e republikanëve anëtarësimi në NATO jo vetëm që ridimensionon peshën gjeopolitike të Shqipërisë, por mbi të gjitha është një përgjigje ndaj skeptikëve që nuk besuan në angazhimin e kësaj maxhorance dhe përmbushjen e detyrimeve brenda këtij mandati qeverisës. “Reformat e qeverisë, lufta pa kompromis për shtetin ligjor dhe mbështetja ndaj vendeve aleate treguan se Shqipëria ishte futur në rrugën e drejtë, atë të zhvillimit”, - u shpreh Mediu. Sipas tij, anëtarësimi në NATO është një proces që nuk mund të kuptohet pa rolin e opozitës dhe për këtë Mediu nënvizoi se e majta duhet ta shohë veten si pjesë të kësaj aspirate, duke mos e zhvlerësuar atë. “Opozita ka rolin e saj në këtë proces. Ajo ta shohë veten si pjesë e këtij suksesi mbarëshqiptar”, - u shpreh Mediu. Ai nënvizoi se konsensusi i saj për reformat duhet parë si detyrim dhe se do të ishte naiv fakti se opozita pretendon se propozoi një rezolutë dhe meriton të vlerësohet për këtë gjë. “Ajo nuk duhet ta zhvlerësojë procesin”, - u shpreh Mediu.
(d.b/BalkanWeb)