E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu Ndeshkim per demtuesit e Mjedisit

E gjithë Shqipëria është në prag të sezonit turistik. Drejtuesit e institucioneve vendore po marrin masat për pritjen e sa më shumë turistëve të huaj dhe vendas.
Por problemi i vjetër që vazhdon të na shqetësojë edhe sot, është ndotja e ujravve, mbeturinat e hedhura kuturu, ndotja akustike dhe mbi të gjitha mos ndëshkimi i subjekteve të licensuar dhe të palicensuar që kryejnë këto aktivitete.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu i ka bërë thirrje drejtuesve të Agjencive Rajonale të Mjedisit që të ndëshkohen të gjithë shkelësit e ligjit.
Ndotja akustike në kryeqyet është një problem i përhershëm ndaj dhe Kryebashkiaku Basha ka dërguar një letër ministrisë së Mjedisit ku i kërkon ngritjen e një task force për mos lejimin e këtij shqetësimi të qytetarëve.
Ministri Mediu bëri me dije se në këtë prag sezoni duhet të shihen me përparësi dhe probleme të tjera të mjedisit si ai i shfrytëzimit të inerteve lumore.
Por nuk janë këto problemet e vetme. Sipas ministrit Mediu ka një rigjallërim të subjekteve që nuk respektojnë distancën për grumbullimin dhe shitjen e mjeteve të përdoruara. Edhe këta të fundit duhet t’i nënshtrohen kontrollit dhe ndëshkimit në rastet kur konstatohet shkelja e ligjit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›