Rrezatimi diellor nje nga shkaqet e kancerit te lekures
Shqiptarët janë pak ose aspak të ndërgjegjësuar përpara riskut që u vjen nga një prej formave më të rrezikshme të kancerit të lëkurës. Megjithëse rastet e melanomas po shtohen gjithnjë e më tepër mjekët vërejne me shqetësim se janë të pakët personat që kërkojneë ndihme të specializuar.
Askush nuk është i mbrojtur nga melanoma, por gjithkush mund ta ndalojë atë aq më tepër kur diagnostikimi nis në faza të hershme. Prandaj për të ndërgjegjësuar popullatën në javën e luftës ndaj melanomas. Ministria e Shëndetësisë ka organizuar një sërë aktivitetesh sensibilizuese aq më tepër tashmë kur temperaturat po rriten çdo ditë e rrezatimi diellor cilësohet si një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të lëkurës.
Personat më të predispozuar për t’u prekur nga kanceri i lëkurës janë ata me lëkurë të çelët, ata që kanë një numër të madh nishanesh, kanë histori familjare me melanoma apo janë ekspozuar në diell për një kohë të gjatë, ose kanë pësuar djegie prej tij në fëmijëri.