E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Ndryshim sistemit elektoral

Kryetari i Partise Republikane Fatmir Mediu në takimin me kryesinë e PR-së në qarkun e Fierit u fokusua në cështjet e zgjedhjeve të pushtetit vendor 2011.

"Partia Republikane ne gjykimin e saj kerkon qe duhet te ndryshoje sistemi zgjedhor. Ai duhet te garantoje perfaqesimin ne Parlament ne baze te votave per gjithesecilin subjekt politik. E dyta, duhet qe ne qofte se do te ngelet ky sistem proporcional, rajonal, te behen korrigjimet e nevojshme. Ky sistem duhet patjeter qe te kete nje liste kombetare. Elementi i trete shume i rendesishem per Partine Republikane eshte administrimi i zgjedhjeve. Shmangia e subjektivizmit politike ne qendrat e votimit. Elementi i katert, eshte transparenca e zgjedhjeve, dhe sidomos e numerimit te votave, nepermjet numerimit elektronik te garantuar", tha Mediu.

Lidhur me krizën politike në vend Mediu deklaroi se PS duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, sic propozoi edhe Asambleja e Keshillit te Europes.

ALSAT < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›