E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: PS të mos pengojë integrimin

Nga qyteti i Pogradecit kryeministri Sali Berisha, sulmoi përsëri opozitën. Sipas Berishës socialistët po përpiqen të pengojnë integrimin shqiptar.

"Për të penguar procesin e integrimit, pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kërkuan t’i fusin qytetarët shqiptarë në kuti. Bojkotuan parlamentin vetëm e vetëm që BE-ja të mos hapte negociatat për statusin e kandidatit. Dhe tani së fundi, si karnavalë të vërtetë ngritën çadrat para kryeministrisë dhe parlamentit dhe nisën të ashtuquajturën grevë qesharake, vetëm e vetëm për të bllokuar vendimin për liberalizimin e vizave", tha Berisha.

Shefi i qeverisë premtoi për qytetarët pogradecarë rrugë të asfaltuara dhe një bulevard të ndriccuar nga Lini në Tushemisht. E po kështu edhe shtrirje të sistemit të pastrimit të ujërave të zeza për të ruajtur një liqen sa më të kthjellët.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›