Mediu: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, jo transparente
22-07-2012 / Gazeta 55
Partitë e vogla parlamentare vijojnë kritikat në adresë të dy partive të mëdha, pas miratimit të reformës zgjedhore. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, shprehet se ndryshimet në Kodin Zgjedhor, kaluan përmes një procesi jotransparent.
Kritikat e kryerepublikanit shkojnë edhe në adresë të aleatit të tij të madh, Partisë Demokratike. Ai thotë se Partia Republikane do të bëjë gjithçka që është në interesin e saj.