E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silvi Bardhi: Rama kërkon pazare për imunitetin – Presidenti dhe Prokurori të vendosen nga zyrat e Fidelit

22-07-2012 / Gazeta 55

Partia Demokratike: Këshilli i Miliardierëve kërkon të vendosë Kushtetutën e sundimit të pakicës. “PS të votojë heqjen apo kufizimin e imunitetit në 6 gusht” 

Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklaratave të një dite më parë të kreut të opozitës, Edi Rama lidhur me heqjen e imunitetit. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD i bëri apel lidershipit të opozitës të heqë dorë nga pazaret politike dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve, duke iu bashkuar nismës së PD, për heqjen apo kufizimin e imunitetit me ndryshim të Kushtetutës, në 6 gusht. “Partia Demokratike i bën thirje dhe një herë z. Rama: Degjojë zërin e qytetarëve shqiptarë që duan barazi para ligjit me zyrtarët e tyre, të degjojë zërin e të papunëve, pensonistëve të vendit mbi të cilët muri i imunitetit vjen i rëndë sa toka dhe të votojmë së bashku më 6 Gusht heqjen, apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit si një histori suksesi për çdo qytetar të këtij vendi”- u shpreh zëdhënësja Bardhi. Zëdhënësja e selisë blu theksoi se kreu i PS-së, në antagonizëm me atë që diskutohej në Këshillin e Legjislacionit në pranin të përfaqësuesve ndërkombëtarë, Rama shantazhoi me vendosjen në Shqipëri të Kushtetutës së sundimit të pakicës, duke kërkuar pazare në këmbim të imunitetit. “Dje në një akt dëshpërimi diktuar nga Këshilli i miliarderëve, pikërisht kur të ftuarit në seancën e dëgjimit të Parlamentit po mbështesnin në Unison rrëzimin e murit të imunitetit, Zoti Rama deklaroi se ai nuk pranon këto qëndrime dhe kërkon si pazar për votimin e tyre, vendosjen në Shqipëri të Kushtetutës së pakicës bllokuese apo Kushtetutës së sundimit të pakicës”. “Ai e ilustroi këtë me procesin e zhvilluar në zyrat e tij për postin e Avokaktit të Popullit, të cilin për pazare e la bosh për dy vite me radhë”- deklaroi zëdhënësja e PD, duke kujtuar se “Rama kërkon pazare në këmbim të imunitetit, në mënyrë që Këshilli i miliarderëve të vendosë në zyrat e Fidelit, Presidentin e Republikës dhe Krytarin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjykatësit e tyre, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, si e vetmja rrugë që kjo Kupolë të ketë të garantuar pasurimin e tyre të paligjshëm, dhe pavarsisht se për cilën forcë politike votojnë qytetarët, ata të bëjnë ligjin me Kushtetutën e sundimit të pakicës”.

Deklarata për shtyp e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Silvi Bardhi
“Dje drejtues të institucioneve kryesore kushtetuese të vendit  dhe atyre ndërkombëtare, përfaqësues të shumtë të shoqërisë civile dhe botës akademike të fushës së drejtësisë, të ftuar në një seancë të hapur dëgjimi në Këshillin Legjislativ të Parlamentit për heqjen e imunitetit, konfirmuan para shqiptarëve mbështetjen e tyre të plotë për heqjen, dhe sipas rastit kufizimin e imunitetit. Ata shpehën mendime shumë të vyera që pasurojnë mundësitë e një pune të përbashkët për votimin historik më Dt. 6 Gusht të heqjes, dhe sipas rastit të kufizimit të imunitetit për të gjithë mbartësit e tjerë.
Përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare pohuan në mënyrë të përsëritur se amandamentet e paraqitura në Kuvend nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, pasqyronin plotësisht dhe besnikërisht, projektet e hartuara nga ata në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësues të institucioneve kryesore dhe shoqërisë civile të vendit në një proces të hapur që debatohet tani së fundi prej 1 viti, por në të vërtetë prej vitit 2003.

Por, po dje në një akt dëshpërimi diktuar nga Këshilli i miliarderëve, pikërisht kur të ftuarit në seancën  e dëgjimit të Parlamentit po mbështesnin në Unison rrëzimin e murit të imunitetit, Zoti Rama deklaroi se ai nuk pranon këto qëndrime dhe kërkon si pazar për votimin e tyre, vendosjen në Shqipëri të Kushtetutës së pakicës bllokuese apo Kushtetutës së sundimit të pakicës.
 
Ai e ilustroi këtë me procesin e zhvilluar në zyrat e tij për postin e Avokaktit të Popullit, të cilin për pazare e la bosh për dy vite me rradhë.
Pra, për rrëzimin e murit të imunitetit, Këshilli i miliarderëve kërkon të vendosë në zyrat e Fidelit, Presidentin e Republikës dhe Krytarin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Gjykatës Kushtetuese dhe të gjithë gjykatësit e tyre, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, në mënyrë që kjo Kupolë të ketë të garantuar pasurimin e tyre të paligjshëm, dhe pavarsisht se për cilën forcë politike votojnë qytetarët, ata të bëjnë ligjin me Kushtetutën e sundimit të pakicës.

Partia Demokratike thekson dhe një herë, se muri i imunitetit është muri i korrupsionit, është mburoja e pasurimit të paligjshëm dhe kriminal të imunitarëve të vendit në kurriz të qytetarëve të thjeshtë, është muri që shkatërron çdo ditë qindra vende pune, lëndon çdo ditë mbi gjysëm milioni pensionistë shqiptarë.
Muri i imunitetit është muri i trashë i pabarazisë së madhe para ligjit të qytetarëve shqiptarë me zyrtarët e tyre.
Partia Demokratike i bën thirje dhe një herë z. Rama: Degjojë zërin e qytetarëve shqiptarë që duan barazi para ligjit me zyrtarët e tyre, të degjojë zërin e të papunëve, pensonistëve të vendit  mbi të cilët muri i imunitetit vjen i rëndë sa toka dhe të votojmë së bashku me 6 Gusht heqjen, apo sipas rastit, kufizimin e imunitetit si një histori suksesi per çdo qytetar të këtij vendi”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›