E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: PS të bashkëpunojë për integrimin e vendit

Partia Republikane si pjesë e mazhorancës qeverisëse, i bëri thirrje opozitës që të jetë pjesë e vendimmarrjeve në vend. Në analizën paszgjedhore të Partisë Republikane, kreu i kësaj force politike Fatmir Mediu, deklaroi se tendenca e PS-së, për mospranimin e zgjedhjeve është një tendencë për të ndalur integrimin.

“Partia Socialiste duhet të rikthehet në institucione dhe të kontribuoj në integrimin e vendit drejt BE-së”, u shpreh Mediu.

Sipas republikanit Mediu, forca politike që ai drejton është forca e dytë e djathë dhe arriti rezultate mjaft të kënaqshme në zgjedhje e fundit.

Mediu e përcaktoi fitoren në zgjedhjet e 8 majit, si fitoren e shqiptarëve duke deklaruar se duhet që të pregatiten për fushata të tjera më të vështira.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›