E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegji rrëzon ankimimin e Partisë së Pensionistëve

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar mesditën e sotme ankimimin e Partisë së Pensionistëve, aleate e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 8 majit, e cila kishte ankimuar në Kolegj pavlefshmërinë e procesit zgjedhor në Tiranë.

Më herët Kolegji rrëzoi edhe kërkesën e PS. Në këtë mënyrë, pas mbylljes ligjore të procesit elektoral për Tiranën, Lulzim Bashës i duhet të presë së paku tre ditë kur Kolegji do të zbardhë argumentimin për vendimmarrjen e tij dhe më pas të ndjekë procedurat ligjore për betimin e e tij si kryebashkiak i Tiranës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›