E Diel, 1 Nëntor 2026

Wollfarth: Pres zhvillime paqësore në Tiranë

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, u ka kërkuar palëve të respektojnë ligjin ndërsa ka shtuar se pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor pret zhvillime paqësore në Tiranë.

Nga qyteti i Elbasanit, ku zhvilloi një takim me kryebashkiakun Qazim Sejdini, ambasadori i OSBE-së, ndërsa i është referuar vendimit më të fundit të Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkesën e PS-së dhe la në fuqi vendimin e KQZ-së, që shpalli fitues kandidatin e djathtë, Lulzim Basha theksoi se  vendimi i Kolegjit është një hap qartësimi për bashkinë e Tiranës.

“Pres zhvillime paqësore në Tiranë, në vend duhet të vendoset qartësi dhe të ketë një administrim të mirë pas përfundimit të gjithë këtij procesi”, nënvizoi kreu i OSBE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›