E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Presim arsyetimin për vendimin e Kolegjit

Vetëm pak orë pasi Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë, ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e baroneshës Catherine Ashton, Maja Kocijancic, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është njohur tashmë me vendimin e Kolegjit dhe pret arsyetimin e tij për të shprehur qëndrimin zyrtar.

“BE është njohur me vendimin e Kolegjit dhe do të presë zbardhjen e tij për t`u njohur më mirë me këtë vendim. Pasi të njihemi me vendimin e Gjykatës, do të japim mendimin tonë”, ka nënvizuar ajo.

Gjithashtu, Kocijancic ka deklaruar se ky vendim i jep fund tejzgjatjes së procesit zgjedhor ndërsa ka shtuar se BE është duke ndjekur vëmendje të gjitha zhvillimet politike të ndodhura në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›