Mediu PS te mbaje pergjegjesi per mos marrjen e statusit

Opozitë të mbajë përgjegjësi për mos marrjen e statusit të vendit kandidat dhe të heqë dorë nga retorika banale dhe e pavlerë. Kjo ishte deklarata e Fatmir Mediut, kryetarit të Partisë Republikane, i cili në fjalën e tij gjatë Asamblesë kombëtarë të partisë së tij shtoi se PS kishte frikë për avantazhet që do të merrte mazhoranca në rast të integrimit të Shqipërisë në BE. Qëndrimi I PS-së tregon qartë qëllimin për të penguar integrimin e evropian tha ai.
Kreu i Partisë Republikane ka folur edhe për koalicionin e djathtë qeverisës ku bën pjesë duke vlerësuar se kjo mazhorancë ka patur si prioritet interesin kombëtar përpara atij partiak. Pavarësisht mosdakordësisë për sistemin zgjedhor Mediu u bëri apel qytetarëve se të djathtët janë të gatshëm për një mandate të tretë.
Në asamblenë kombëtare të PR u diskutuan problemet e brendshme partiake dhe strategjinë për zgjedhjet e vitit 2013 ku u vunë në pah problemet e hasura në zgjedhjet e vitit 2009.