E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti detar pjese e bisedimeve Panariti-Avramopulos

Pakti detar do të jetë pjesë e takimit të pritshëm mes ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti dhe homologur të tij grek, Dimitris Avramopulos. Ministri i Jashtëm i Greqisë do të të jetë së shpejti në një vizitë zyrtare në Tiranë për 100 vjetorin e Pavarësisë së vendit. Në një intervistë për “ABC News”, ministri Panariti bëri me dije se në takim e përbashkët ndërministror do të ketë në fokus  avancimin e përpjekjeve për zgjidhjen e çështjeve në interes të qytetarëve. Por krahas këtyre çështjeve, në takim do të diskutohet dhe për paktin detar, ku sipas Panaritit, pala shqiptare e ka të përcaktuar qëndrimin e saj, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›