"Dritat, jo remont por kufizim"
Kufizimet e energjise elektrike ne te gjitha rajonet e vendit nuk jane pasoje e remonteve qe po ben Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH), por energjia qe prodhohet ne Shqiperi po shitet ne Kosove dhe ne Greqi. Akuzat e i ka leshuar dje
Federata e Sindikates se Pavarur e Punonjesve te Industrise, e cila fajeson Operatorin e Sistemit te Shperndarjes se, po abuzon me procesin e remontit. Kryetari i Sindikates, Taf Koleci ka shpjeguar teknikisht se, OSSH e ka te pamundur te fuse ne remont te gjitha kabinat ne kryeqytet ne te njejten kohe, per shkak se, i mungojne specialistet ne kete fushe dhe inxhinieret. Sipas tij po te nderhyhet vetem ne nje kabine duhen te pakten 3-4 persona. Keshtu qe punonjesit e OSSSH -se kane te pamundur te kryejne riparime ne te gjithe vendin ne te njejten kohe. Kryesindikalisti u shpreh se, OSSH po u nderpret energjine shqiptareve per shkak se, po e shet energjine e prodhuar ne Shqiperi, ne Greqi dhe ne Kosove. Sipas tyre, Tirana ka kufizime 8 ore ne dite dhe justifikimi se, po behen remonte nuk qendron. Pothuajse gjysma e kryeqytetit te dielen qe shkoi sipas nje grafiku te shpallur nga OSSH perjetoi kufizime te energjise elektrike nga ora 8 e mengjesit deri ne oren 15 te mbas dites si rezultat i remonteve ne linjat e shperndarjes se energjise. Kufizimet kane perfshire bulevardin "Zogu i Pare", rrugen "Mine Peza", Pazarin e ri dhe pjesen me te madhe te veriut te kryeqytetit. Burimet ne OSSH njoftojne se jane duke shfrytezuar kushtet e pershtatshme klimaterike, duke perfshire ne remont pothuajse te gjithe rrjetin e shperndarjes se energjise ne te gjithe vendin. Kjo me qellim kryesor rritjen e eficences se rrjetit ne kuader te privatizimit te Operatorit te Shperndarjes dhe nga ana tjeter pergatitjen e sistemit dhe forcimin e linjave per periudhen e dimrit. Remontet ne kryeqytet jane bere sipas nje grafiku, duke marre me radhe rruget dhe lagjet e Tiranes. Keshtu eshte operuar edhe ne qytete te tjera te vendit. Ne prag te privatizimit te plote, Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise (OSSH) ka permiresuar rezultat ne drejtim te reduktimit te humbjeve te cilat sipas rezultateve te fundit te 6 mujorit kane rene ne 29.5 % nga me shume se 34 per qind qe ishin ne muajin prill. Sipas burimeve nga OSSH-ja, rezultatet ne kete drejtim po vijne per shkak te aksioneve qe po ndermerren ne te gjithe vendin per te eliminuar energjine e pa faturuar. E njejta situate eshte edhe ne rreth. Madje ne fshatra mungesa energjise prej kohesh vazhdon te mungoje ne menyre sistematike 10 ore ne dite. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka njoftuar se, niveli i rezervave ujore ne Fierze eshte ne renie. Nderkohe mediat kosovare njoftojne perdite se, po furnizohen me energji nga Shqiperia.
Hapja e ofertave per privatizimin e Operatorit te Shperndarjes te energjise elektrike shtyhet me dy jave. Qeveria ka miratuar dje hapjen e ofertave me date 15 shtator, nga 1 shtator qe ka qene programuar me pare.
Privatizimi
Jane kater kompani te huaja qe, pasi kane kaluar fazen parakualifikuese, tashme presin tenderin per te mesuar se, cila prej tyre do te jete pronarja e re e OSSH-se. ENEL, EVN, kompania ceke CEZ dhe Enery Steiermark ne gare.
Akuza
Sindikata e pavarur e Punonjesve te Ondustrise ka hedhur dyshime dje ne lidhje me remontet qe po i behen rrjetit te shperndarjes te energjise. Sipas tyre nen justifikimin e remonteve, OSSH po shet energji ne Greqi dhe Kosove. Sindikalistet kane argumentuar se, OSSH nuk ka kapacitete te mjaftueshme teknike per remonte ne te gjithe vendin.
Pergjigjja
I menjehershem ka qene reagimin i eksperteve te OSSH, te cilat kane deklaruar se, OSSH eshte perfshire ne aksion ne te gjithe vendin ne rikonstruksionin e linjave. Arsyeja e remonteve masive sipas OSSH-se, lidhet me privatizimin e kompanise kete gjashte mujor. Paralelisht OSSH po ndermerr edhe aksione per lidhjet e paligjshme.
Energjia bien vjedhjet ne rrjet