Incidenti, emigranti u hodh nga ura per t'i shpetuar rekrutimit
Aleksander Ndoja
Rreshen- Tentativat e aksioneve te policise per te grumbulluar te rinj rekrute qe i shmangeshin sherbimit te detyrueshem ushtarak shpesh kane perfunduar ne incidente te verteta. Nje rast i tille ishte fluturimi nga ura gjate ndjekjes nga uniformat blu te Rreshenit te nje emigranti 22 vjecar te sapo kthyer nga Greqia, qe mbeti i plagosur shume rende. Ka qene ora 09:00 e paradites se 23 janarit te ketij viti kur qindra qytetare qe frekuentonin tregun e Rreshenit kane pare spektakel te rralle teksa nje i ri eshte hedhur nga ura qe lidh qytetin me tregun, duke perfunduar ne shtratin e lumit Zme. Viktor Perdoda eshte ngritur per momentin ne tentative per t'u larguar, por pasi ka mundur te zhvendosej rreth 10 metra eshte shembur ne nje zone te mbushur me llac. Pas kesaj baore te shumte kane shkuar ne drejtim te tij per t'i ardhur ne ndihme, por ai nuk ka mundur qe te ngrihet. Pas kesaj ai eshte derguar me te shpejte ne spitalin e Rreshenit, ndersa policia ka nderprere ndjekjen. Policia e Mirdites ne perputhje te nje marreveshje mes Ministrise se Mbrojtjes dhe Ministrise se Brendshme, ate dite ishte hedhur ne aksion per rekrutimin me force te te rinjve qe kishin mbushur moshen per sherbimin e detyrueshem ushtarak. Teksa furgoni ka qene duke kaluar ne afersi te ures, ka pikasur te riun Viktor Perdoda, 22 vjec, nga fshati Shperdhaze i komunes Kacinar, i cili nuk ka qene paraqitur per te kryer sherbimin ushtarak. Sapo policet i kane bere me shenje per tu afruar ai ka pare rrezikun se mund te perfundonte ushtar, ndaj eshte larguar me shpejtesi. I riu ka thene se prej disa vitesh ishte emigrant ne Greqi dhe kishte pak dite qe kishte ardhur prane familjes.
Policia
Njeri nga policet qe gjendej ne operacion ne momentin e ngjarjes, Fran Leka, tha per kete incident se ka qene nje aksion i detyrueshem dhe se nuk kishin qellim t'i benin keq te riut Perdoda, por ai nga frika eshte hedhur nga ura.