E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleanca Kuq e Zi kundër Berishës: Ai nuk e do bashkimin Kosovë-Shqipëri

TIRANË- “Berisha që ka furnizuar me naftë Serbinë duke thyer embargot ndërkombëtare tani del kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën”. Ky ka qenë sot reagimi i Aleancës Kuq e Zi pas deklaratave të një ditë më parë të kryeministrit Berisha gjatë një intervistë televizive.

“Ai foli dje dhe tregoi fytyrën e vërtetë të tij në lidhje më cështjen kombëtare për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sikurse bëri vite me radhë duke thyer embargon me Serbinë. Ai foli po harroi se historia e ka lënë dhe do ta lërë akoma më shumë pasi nuk do mundë të pengojë ëndrrën shekullore të shqipëtarëve për bashkim në trojet e tyre",- theksoi Aleanca Kuq e Zi.

Aleanca Kuq e Zi bëri me dije se në maj do të miratojë platformën për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. "Aleanca Kuq e Zi do të shpalosë në maj në Kuvendin Mbarëkombëtar strategjinë e bashkimit të shqipëtarëve, e cila fillimisht do të nisë nga bashkimi i Shqipërisë me Kosovë",- thekson Aleanca Kuq e Zi.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Aleanca Kuq e Zi: Në maj platforma e bashkimit Kosovë-Shqipëri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›