Mediu Reforma zgjedhore te mundesoje perfaqesim te barabarte

Republikanët kërkojnë që reforma zgjedhore të mundësojë një përfaqësim të barabartë dhe real të forcave politike në garat elektorale. Sipas Fatmir Mediut, në rast se do të jetë primare barazia e votës, edhe gratë në vendimmarrje do të përfaqësohen, jo vetëm në kuotën e përcaktuar, por pjesëmarrja e tyre do të jetë njëkohësisht cilësore.