E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne parti nxisin dhunen ne PS e Lezhes

Kreu i Partisë Socialiste në Zejmen të Lezhës është bërë pre e dhunës nga katër persona të cilët aktualisht po procedohen në gjendje të lirë nga prokuroria e këtij rrethi. Gergj Mlashi është dhunuar ditën e dielë, por ngjarja është bërë publike vetëm sot nga kryetrari i PS së Lezhës Agustin Marku, i cili ka thënë se çdo gjë i është lënë në dorë organeve kompetente.
Por ndërsa është heshtur për shkakun dhe autorësinë e kësaj ngjarjeje, burime të besueshme brenda PS -së së Lezhës tregojnë se Malshi është bërë viktimë e përplasjeve te grupeve në këtë parti, në një situatë që përkon me zgjedhjet e degëve të PS-së. Njëri nga autorët e dhunës, sipas të njëjtave burimeve është edhe pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e PS-së në Zejmen të Lezhës Nga ana e policisë thuhet se e gjithë ngjarja i ka kaluar prokurorisë dhe është ky organ që po merret me zbardhjen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›