Mediu: Tirana vuan nga betonizimi dhe ndotja e ajrit
TIRANË- "Tirana më shumë se nga çdo gjë tjetër vuan nga imazhi i një qyteti të betonuar, me shumë trafik, me pak apo aspak gjelbërim, pa zogj dhe me ajër aspak të kënaqshëm për pritshmëritë tona", u shpreh sot ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, gjatë ceremonisë për ekpozitën me punime të fëmijëve mbi ndërgjegjësimin e ajrit. Ekspozita u mbajt në Shkollën e Kuqe, ndërsa ishte në kuadër të një projekti të financuar nga Bashkimi Evropian.
Ministri Mediu renditi masat që ka marrë Qeveria për përmirësimin e cilësisë së ajrit, si politikat doganore që favorizojnë importin e makinave të reja, forcimin e kontrollit për karburantet e importuara, apo dhe i sektorit të ndërtimit, etj.
Ndërkohë, Mediu theksoi se “çfarë pushteti vendor duhet të kishte ndërrmarrë për përmirësimin e cilësisë së ajrit në qytetin tonë duhet të kishte qënë zgjerimi i rrugëve, disiplinimi i trafikut në kryqëzime, shtimi i vendparkimeve që do të zvogëlonin kohën e qarkullimit të automjeteve, duke ndikuar në pakësimin e ndotjes së ajrit, por të gjitha këto ka qënë shumë larg vemëndjes së tyre".
(m.a/ata/BalkanWeb)