QKR: Biznesit i hiqet afati për dorëzimin e statuteve
TIRANË- Qendra Kombëtare e Regjistrimit të Biznesit, njoftoi sot se nuk do të penalizojë bizneset që nuk kanë respektuar afatet për paraqitjen e statuseve të tyre, sipas datave që përcakton ligji.
Si pasojë e ndryshimit të ligjit 9901 për shoqëritë tregtare, që përcakton se bizneset, persona juridik kanë detyrim të paraqesin statutine ri të tyre pranë zyrave të QKR-së brënda datës 20 Maj 2011, u vërejt fluks i shtuar nga bizneset, c’ka ka krijuar rrezik të bllokimit të sistemit elektronik në sportelet.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit, Tomi Kola në një konferencë shtypi, tha sot se “në zyrat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit ka pasur një fluks të tejskajshëm të bizneseve që kërkonin të kryenin detyrimin e tyre ligjor. Ky fluks ka krijuar probleme në administratë, pasi rrezikohet bllokimi i sistemit, për rregullimin e të cilit ka një kosto shumë të lartë”.
Kola deklaroi se “të gjithë bizneset që i prek kjo pikë e ligjit, të mos shqetësohen për sa i përket kapjes së afatave pavarësisht se ky ka kaluar dhe afateve të tjerë që mund të vihen, nuk është e nevojshme të vinë enkas në QKR për depozitimin e statutit të ri”.
Kola tha, “mos respektimi i afatit të paracaktuar nuk do te shoqërohet me penalitete, gjoba”. Sipas tij kështu do të përfitojnë të dy palët, bizneset nuk do të humbasin kohë në rradhë, por do të kryenin njëherësh dy veprime, ndërsa QKR nuk rrezikon avari në sistem.
Kola tërhoqi vëmëndjen e bizneseve që kur të paraqiten në sportelet e QKR-ve, të kenë me vete edhe statusin e tyre.
“Ka vetëm një kusht, që në diten kur do të paraqiten për të bërë veprimin e radhës nuk ka rëndësi koha, por se duhet te kenë dhe statutin me vete”, tha ai.
(e.m/ata/BalkanWeb)