Shetitorja Taulantja pa ndricim qytetaret ne erresire

Durrësi, i konsideruar si një prej qyteteve më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj, gjatë muajve të verës shndërrohet në destinacionin më të rëndësishëm turistik për shkak turizmit të diellit dhe rërës. Bukuritë e qytetit kanë ndjellë jo pak pushues, por imazhi që të ofron në këtë stinë shëtitorja e vetme e qytetit bregdetar, të ngjason me atë të zonës më të humbur, ku vëmendja e pushtetit lokal mungon krejtësisht.
Shëtitorja e vetme bregdetare prej më shumë se dy muajsh ka mbetur e pandriçuar për shkak të grabitjeve si dhe thyerjeve të dritave në shtyllat dekorative, të instaluara në murin bregdetar sipas një projekti të zbatuar në vitin 2005.
Në një gjatësi prej 300 metrash janë zhdukur të gjitha shtyllat e ndriçimit, e po ashtu janë dëmtuar edhe fenerët e pjesës tjetër të shëtitores, ku teli përcjellës i tyre është vjedhur.
Në këtë pjesë të qytetit ndriçimi publik është më i nevojshëm se në çdo pjesë tjetër për shkak se në mbrëmje frekuentohet nga qindra e mijëra vizitore
Në mbrëmje qytetarët janë të cilët janë te detyruar të bëjnë shëtitjen në errësirë të plotë, i bëjnë apel bashkisë së qytetit të vendosë shtyllat e vjedhura dhe të ndriçojë të vetmen shëtitore , ku mund të kalojnë pranë bregdetit orët e mbrëmjes në qetësi dhe larg zhurmës së makinave
Problemi është konstatuar kohe me parë, por nga ana e policisë bashkiake dhe asaj të rendit nuk ka patur asnjë lëvizje konkrete, ndërsa bashkia e Durrësit nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciative për zëvendësimin e tyre.
Për këtë shëtitore rreth 1 kilometër të gjatë u shpenzuan rreth 90 milionë lekë nga buxheti i pavarur i Bashkisë së Durrësit.
Ajo nis që nga dy kullat binjake duke përfunduar pranë bërrylit dhe në të për 50 vjet qytetarët durrsakë kanë bërë shëtitjen e tyre të mbrëmjes.
E gjithë shëtitorja është shtruar me pllaka dekorative, është gjelbëruar si dhe përgjatë të cilit u instaluan 30 shtylla dekorative.
Shëtitorja bregdetare ku konsiderua si një nga projektet më të mira të zbatuara në shërbim të qytetarëve dhe turistëve në Durrës, por aktualisht ajo gjendet në errësirë të plotë, nën muzgun e mbrëmjes.
Ndërsa i vetmi ndriçim për këtë shëtitore janë këndet e lojërave të fëmijëve si dhe bizneset private të cilët janë të sistemuar në sheshet pranë saj.