E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet lista e barnave të rimbursueshme 2011

TIRANË- Qeveria miratoi sot Listën e Barnave të Rimbursueshme 2011, e cila përmban 11 alternativa të reja, formë-doza barnash që trajtojnë sëmundje kronike si, aneminë tek të sëmurët me veshka, për diabetikët, të sëmurët e pneumologjise, kardiologjise, okulistikes etj.
Në total lista e barnave të rimbursueshme 2011 përmban 420 barna, nga 409 që ishte në vitin 2010, tha drejtoresha e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana.

Sipas saj, bazuar në konsumin e barnave të rimbursueshme të vitit te kaluar, rritjes natyrale të sëmundshmerisë, si dhe rritjen e vazhdueshme të ndjeshmerise ndaj skemes, efekti financiar i kësaj listë pritet të shkojë në 7.250 milion lekë deri ne fund te vitit, përfshirë dhe rimbursimin e TVSH mbi barnat, i cili i mbartet i gjithi nga Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Hana sqaroi se Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor do të marrë përsiper edhe mbulimin e TVSH 10 % për barnat e rimbursueshme, duke mos cënuar ne asnje rast pacientet. Lidhur me këtë, ajo tha se Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është e vendosur të intensifikoje kontrollet, duke bere nje monitorim te rrepte në të gjithë vendin, në mënyrë që të sigurojë qëndrueshmërinë e skemës dhe të minimizojë në maksimum abuzimet.
(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›