Mediu: Vendorët kujdes me pyjet
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ju ka kërkuar te gjitha strukturave te pushtetit vendor qe te merren me administrimin e sipërfaqeve pyjore. Gjate nje takimi me perfaqesues te bashkive dhe komunave, por edhe specialiste te mjedisit, ministri Mediu u shpreh se mbrojtja e pyjeve nuk jane kompetence vetem e pushtetit qendror, por dhe atij vendor. Sipas tij, do te ndëshkohet jo vetem cdo person qe shkel ligjin duke shperdoruar hapësirat e pyjeve, por edhe inspektoret te cilet lejojne keto abuzime.
“Gjithë kjo pasuri e madhe kombëtare është pasuri e shqiptarëve, nuk është thjesht pasuri e ministrisë së Mjedisit. Ministria e Mjedisit i administron ato, por pushteti lokal i cili është administrator i territorit ka autoritetin e plotë edhe mbi pyjet shtetërorë edhe mbi pyjet lokalë për t’i vlerësuar ato si pjesë e tyre, për të ndërhyrë dhe për të ndaluar çdo lloj veprimtarie të paligjshme që ndodh në atë territor. Ta konceptojmë si një marrëdhënie të përbashkët, të mirëadministrimit dhe menaxhimit të kësaj pasurie kombëtare brenda kritereve ligjore” tha Mediu.
Nderkohe, ministri i Mjedisit, tha se gjate ketij muaji do t’i kushtohet nje rendesi e veçante nismave qe duhet te ndërmerren ne te ardhmen, per shtimin e hapësirave te gjelberta.
Edlira Sulejmani