E Diel, 1 Nëntor 2026

Pollo: Posta edhe për votim on-line

Tashme krahas insituticioneve shtetërore qe perdorin firmen elektronike, edhe qytetaret do te mund ta perdorin kete sherbim te ofruar nga Posta Shqiptare. Gjate nje ëorkshopi, ministri per inovacionin dhe teknologjine e informacionit dhe komunikimit, Genc Pollo, ka shpjeguar avantazhet qe ofron  sherbimi i certifikimit elektronik.

Ministri Pollo u shpreh se ndoshta ne te ardhmen ky sherbim i ri do te sherbeje edhe per te votuar, duke i dhene mundesi cdo individi, edhe pa qene fizikisht ne nje qender votimi te japë voten e tij.

“Shkrimi elektronik i cili aplikohet në dokumentin elektronik përjashton roli ceremonial, por ka të njëjtat cilësi juridike dhe të tjera me atë të bërë dore. Nga ana teknike, me nënshkrimin elektronik konsiderohen të dhëna në formë elektronike që integrohen në një dokument elektronik, për të ruajtur origjinalitetin e dokumentit, për të vërtetuar dërguesin e marrësin.  Janë të gjitha mudnësitë që çdo shtetas shqiptar i interesuar të nënshkruajë kontrata, të marrë pjesë në prokurimet publike me mjete elektronike, të rregjistrojë biznesin në disa minuta dhe në një të ardhme të afërme të votojë” tha Pollo.

Kjo menyre e re e firmes elektronike  synon  te minimizoje koston financiare dhe kohore, te rrise efektivitetin, transparencen e administrates, nderkohe qe qytetari do te marre shërbime me cilesore.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›