Merrte parate ne emer te ish-pronarit kapet mashtruesi

IRAN- Mashtronte klientet e firmes ku kishte punuar gjashte muaj me pare policia arreston te dyshuarin pas denoncimit te administratorit te firmes. Julian Spahiu 36 vjec nga Elbasani banues ne Laprake u arrestua nga policia e komisariatit nr.6 ne kryeqytet me akuzen e vjedhjes nepermjet mashtrimit te subjekteve te ndryshme ndersa ndaj tij drejtuesit e firmes ku kishte punuar kishin depozituar nje kallezim per akuzen e vjedhjes dhe te mashtrimit.
Lajmi u be i ditur nga Policia e Tiranes nepermjet nje njoftimi zyrtar te Drejtorise se Policise se Tiranes. Spahiu deri ne muajin tetor te vitit te kaluar mesohet se kishte punuar prane nje firme te prodhimit dhe montimit te xhamave dyerve dhe vetratave ne Kombinat por drejtuesit e firmes vendosen ta largonin nga puna. Pak kohe para se Spahiu te largohej sipas denoncimit te referuar ne polici nga drejtuesit e firmes ka regjistruar thuajse te gjithe rastet ku bashke me personat e tjere te firmes kishte punuar ne montimin e xhamave duke mbajtur shenim adresat shumat dhe madje edhe punimet e kryera.
Disa jave pas perfundimit te punimeve Spahiu nisi te trokiste tek disa nga subjektet ku se bashku me koleget e tjere kishte kryer punime per xhama. Pasi merrte kontakt me njerezit dhe drejtuesit e subjekteve ku kishte punuar i thoshte atyre se ishte derguar nga pronari i firmes se xhamave per te marre parate e punimeve te kryera. Pasi ka marre parate heren e pare sipas burimeve te policise Spahiu ka vijuar me tej veprimet e tij ne te njejten forme. Pasi takonte menaxheret apo administratoret nxirrte fjaline e tij standarde Me ka derguar firma per te marre parate e punimeve. Nje forme te tille mashtrimi sipas burimeve te policise ky person e ka perdorur disa here duke arritur te perfitonte dhe te merrte deri ne kater milione leke te vjetra. Disa jave me vone drejtuesit e subjektit po kerkonin parate neper vendet ku kishin punuar dhe ku kishin detyrime per te marre. Pergjigja e tyre thuajse ishte e njejte I ka marre Julian Spahiu nje here parate. Ne total sipas burimeve te policise nje veprim i tille kishte ndodhur ne tete raste. Menjehere pronari i firmes se xhamave denoncoi ne polici ish-punonjesin e tij per mashtrim duke e akuzuar per vepren penale te vjedhjes nepermjet mashtrimit. Spahiu u arrestua nga policia e komisariatit nr.6 dy net me pare ne autostrade. Gjate marrjes se tij ne pyetje nga policia ai pretendoi fillimisht se nuk kishte lidhje me kete histori por pas ballafaqimit per njohje me personat qe kishin paguar parate policia i vuri prangat duke i komunikuar edhe akuzen.