E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare Ertrit Berisha transferohet te Kievo

Ertrit Berisha do të transferohet në Seria A, megjithëse jo te Lacio dhe jo gjatë merkatos së verës. Portieri i kombëtares shqiptare ka firmosur për Kievon dhe do të jetë pjesë e kampionatit italian duke filluar nga data 1 janar i vitit të ardhshëm. Gjithçka është zyrtarizuar nga Kievo që në adresën zyrtare të klubit në interenet ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me Ertrit Berishën. Portieri do të trasferohet nga Kalmari i Suedisë me parametra zero, pasi i skadon kontrata në fund të këtij viti. Gjatë ditëve të fundit Ertrit Berisha ishte shumë pranë Lacios, porn ë fund ai ka zgjedhur Kievon për të vazhduar karrierën në një prej kampionateve më të fortë të botës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›