E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ndëshkim me votë pushtetit që kërcënon

GRAMSH- Kreu i PS-së, Edi Rama, nga Gramshi ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për kandidatët socialist në këto zgjedhje, si një përgjigje, jo vetëm ndaj korrupsionit, por edhe pushtetit që kërcënon.

Duke prezantuar kandidatin e Aleancës për qytetarin për bashkinë e Gramshit, Dritan Bici, Rama ka deklaruar se kjo aleancë është e vetmja rrugë për zhvillimin e vendit.

Saliu kërcënon me bukën e gojës, kërkon të imponojë skllavërinë. U buzëqesh shqiptarëve nga ekranet por kur fiken ekranet ai shantazhon për votën-tha Rama,duke shtuar se vota është mundësia që kemi për ti ndëshkuar këta pushtetarë.

Sipas Ramës, Saliu ka mashtruar sy më sy shqiptarët për hapjen e vendeve të punës, zhvillimin e vendit dhe rritjen e nivelit të jetesës, e për këtë duhet të marrë ndëshkimin e merituar më 8 maj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›