E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Të themelohet Ministria e Emigracionit

Një ministri emigracioni që do tu vinte në ndihmë qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Ky ishte propozimi i kryetarit të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, përpara banorëve të Njësisë Nr. 5. Duke marrë shkas nga krijimi i këtij institucioni në Kosovë, kreu i PDIU-së deklaroi: Një ditë më parë u themelua Ministria e Emigracionit në Kosovë. Kjo është një pikë thelbësore edhe e programit tonë. Ne e kemi prezantuar këtë projekt në instancat shtetërore jo vetëm në Shqipëri, por edhe gjatë vizitës sonë në Kosovë, ku ramë dakord me themelimin e një institucioni që do të merret me diasporën shqiptare. Pas zgjedhjeve ne do të kërkojmë themelimin e kësaj ministrie, për tu ardhur në ndihmë shqiptarëve që për arsye ekonomike janë detyruar të braktisin atdheun.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›