Mediu me ambientalistët: Projekte për shtratin e lumenjve
Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, ka deklaruar se impaktet qe kane sjelle permbytjet ne veri te vendit, do te mund te konstatohen vetem ne fazen e post emergjences. Ne nje mbledhje me ambientaliste, Mediu u shpreh se eshte e nevojshme, qe te hartohen dhe projekte te reja, persa i perket shtratit te lumenjeve, apo inerteve, te cilat nder vite kane qene problematike.
"Nje pjese e tyre ndodhin per shkak veprimtarish dhe nderhyrjesh jo
normale dhe ne shtratin e lumenjve, edhe inerte te ndryshme qe
grumbullohen dhe duhet pasur nje menyre se si duhet trajtuar. Por besoj
se nese ne do te ndertojme nje kuader gjykimi me te gjere, nje analize
me te gjere, si ministri Mjedisi mund te japim kontributin, inputet tona
ne projektet per te ardhmen. Duket qartesisht qe ka nevoje per
nderhyrje po dhe investime qe ne terma afatgjate do te garantonin
qendrueshmeri shume me te madhe", tha Fatmir Mediu, minister i Mjedisit.
Nga ana tjeter edhe ambientalistet, kane kerkuar nga strukturat e
qeverise qe mos te percjellin vetem mesazhet e shpetimit te qenieve
njerezore, nga zonat e permbytura, por te mendojne edhe per impaktet
negative qe kane sjelle permbytjet ne mjedis.
"Mesazhi nga qeveria, do tiu lutesha shume, mos te jete vetem mesazh qe
te shpetojme njerez, po qeniet frymore. Sepse ne qofte se Shqiperia merr
persiper te shpetoje dhe ate miun e ares qe duket qesharake, por dhe
lopen, dhine, qe eshte industria e katundarit atje, atehere ti ke
shpetuar, por kur te diskutohet qe ti ke shpetuar jete njerezish", u
shpreh Sazan Guri, ambientalist. Ne kete takim eshte diskutuar dhe per
ceshtje te tjera te mjedisit, tema te cilat u trajtuan nga ministri i
Mjedisit edhe ne samitin e kopenagenit.
Edlira Sulejmani
< I mëparshmi