Freedom House: Kosova avancon në "pjesërisht e lirë"
Kristofer Uolker, një nga autorët e raportit të fundit për liritë demokratike në shtetet e mbarë botës, tha se në përgjithësi zgjedhjet lokale përgjithësi janë konsideruar se janë në harmoni me standardet ndërkombëtare.
Raporti vlerëson se Ballkani Perëndimor ka shënuar përparime në liri gjatë vitit, ndërsa përmirësimet në Kosovë ishin më të dukshmet. Vendet e tjera në Ballkan, ku janë shënuar përmirësime, janë: Kroacia, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi, që lëvizi nga kategoria "pjesërisht i lirë" në atë "i lirë".
"Kosova ishte një nga vendet në raportin tonë që kaloi nga një kategori tek tjetra, në këtë rast pozitiv. Ky ishte rezultat i zgjedhjeve që u mbajtën në tetor, të parat në Kosovën e pavarur, të cilat sipas vëzhguesve ndërkombëtarë ishin organizuar mjaft mirë. Ne po ashtu vërejtëm përmirësim në trajtimin e pakicave. Këta faktorë kontribuuan në zhvendosjen e Kosovës nga kategoria e vendeve jo të lira në ato pjesërisht të lira dhe mendoj se është një vlerësim për përmirësimet që janë bërë gradualisht vitet e fundit", deklaroi Uolker për "Zërin e Amerikës".