E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtërpcë, ndalohet ministri serb për Kosovën

Policia e Kosovës ka ndaluar ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç pasi ka hyrë pa leje paraprake të institucioneve në territorin e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, bëri të ditur se ministri Bogdanoviç është ndaluar në Shtërpcë dhe aktualisht policia bëri  përcjelljen e tij për në anën serbe në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Merdare.

Në komunën e Shtërpcës, Bogdanoviç ka zhvilluar takime me drejtuesin e
strukturave paralele serbe Zvonko Mihajloviç dhe në momentin e ndalimit
po zhvillonte takime me banorët lokalë. Bogdanoviç e ka cilësuar këtë
ndalim si një veprim të pamenduar mirë nga autoritetet e përkohshme të
Kosovës pasi si banor i Kosovës edhe ai ka të drejtën e lirisë së
lëvizjes në territorin e vendit, pavarësisht postit të ministrit.

Vizita
e ministrit serb për Kosovën vjen një ditë pas konstituimit të kuvendit
komunal në komunën e Shtërpcës, përbërja e të cilit ka dalë nga
zgjedhjet vendore të nëntorit në Kosovë.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›