Mediu në Devoll: Pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet

Kreu i partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka qenë në Devoll për prezantimin e kandidatit të opozitës Elvis Hajderli. Mediu pasi vlerësoi njerëzit dhe miqtë punëtorë e të ndershëm të Devollit theksoi se pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet.
“Pushteti po përdor çdo mënyrë për tu imponuar dhe kontrolluar zgjedhjet. Ky pushtet kërcënon këdo që i vihet përballë. Socialistët mendojnë se shqiptarët janë në shitje, është në shitje, jeta, liria dhe dinjiteti ynë. Shumë nga frika si asnjëherë tjetër druhen të dalin hapur, disa të tjerë nga frika e varfërisë dhe pushtetit, apo zelli i korrupsionit bëjnë presion dhe shesin gjithçka.
Qeveria shkon përpara në interesat e saj, por duke lënë mbrapa shqiptarët pa shpresë, që zvarriten në pamundësinë për të ndërtuar lumturinë e tyre, mbrojtur liritë dhe të drejtat e tyre”, tha Mediu.
Deputeti i Partisë Demokratike të Devollit Bledjon Nallbati nga ana e tij theksoi se Devolli është lëne jashtë vëmendjes së pushtetit qëndror dhe lokal.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh/