E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Fier: PS bllokoi integrimin, interesi i Ramës mbi atë të qytetarëve

31-03-2013 / Gazeta 55

“Shqipëria e ka hedhur hapin drejt familjes evropiane”, por për kryetarin e republikaneve Fatmir Mediu kjo nuk duhet të çojë në vetëkënaqësi që ndal ritmin e reformave.
Ne Fier ku mori pjese ne aktivin e degës së Partisë Republikane Mediu u ndal ne bllokimin qe Partia Socialiste i ka bere çështjes evropiane.
Polarizimi i tejskajshëm dhe uniformiteti partiak i paragjykimeve i bën përshtypje Fatmir Mediut. “Ajo qe me ka bere përshtypje dhe vazhdon të më lëjë një shije te hidhur, qe mendoj përbën një rrezik për ne është ndarja politike dhe uniformiteti partiak i paragjykimeve: ose lavdërojmë ose shajmë gjithçka. Ky lloj agresiviteti, kjo lloj ndarje i shërben vetëm një grupi të vogël për të komanduar dhe kontrolluar gjithçka që ka të bëjë me jetën tonë, një grupi të vogël këtu në Kavaje apo kudo”, u shpreh Mediu.
Gjatë takimit në Fier u shpalos alternativa e djathtë e së ardhmes, si dhe angazhimet strukturave lokale për një rezultat sa më të lartë në zgjedhjet e 23 qershorit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›