E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu ne Konferencen e Pyjeve ne Turqi

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu mori pjesë në Konferencen e 10 të OKB-së mbi rolin e pyjeve në zhvillimin ekonomik.
Teksa nënvizoi progresin që ka bërë Shqipëria në menaxhimin e resurseve mjedisore Mediu tha se pyjet kane nje rol vendimtar per zhvillimin e zonave rurale, duke renditur si prioritete të Ministrisë së Mjedisit permiresimin e sherbimit te policisë pyjore, parandalimin e veprimtarive ilegale si dhe marrjen e masave kundër zjarreve.
Sipas zotit Mediu reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare janë të fokusuara në forcimin e kuadrit ligjor dhe decentralizimit, thellimin e menaxhimit shuimefunksional te pyjeve, perdorimin racional te materialeve drusore si dhe ndalimin e aktivitete te paligjshme që dëmtojnë pyjet.
Gjithashtu ministri Mediu vleresoi marreveshjen e BioKarbonit ne kuader te Projketit per Zhvillimin e Burimeve Natyrore, ndërsa zhvilloi një sërë takimesh me homologe te tij nga vende te ndryshme, si dhe me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdogan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›