Bayern mund Juventusin në shtëpi, Barça kualifikohet me barazim (VIDEO)

Bayerni i Mynihut dhe Barcelona janë dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste në Champions League.
Gjermanët e Bayern-it arritën të shënonin sërish sot dy gola ndaj Juventusit duke e merituar tërësisht kualifikimin. Pjesa e parë u mbyll, pa gola dhe me raste nga të dyja ekipet, ndërsa 9 minuta nga fillimi i të dytës gjermanët kaluan në avantazh me anë të Mandzukiç.
Bardhezinjtë tentuan të vinin në vështirësi kundërshtarin, por pa skukses, ndërkohë që në përfundim të kohës së rregullt Pizarro shënon golin e dytë.
Një ndeshje tepër e vështirë për Barçën, e cila nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me PSG-në, por barazimi 2-2 në Francë u mundësoi kualifikimin. Ishte Pastore ai që shënoi i pari në të 50-ën, ndërkohë që 21 minuta më pas Pedro barazoi gjithçka. Në këtë mënyrë katër ekipet që kanë shkuar në gjysmëfinale janë: Real Madrid, Borussia Dordmund, Barcelona dhe Bayern Munich.
Shorti për këtë fazë do të hidhet nesër në orën 12:00 dhe do të mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste, ndëkohë ajo që shpresohet është që dy skuadrat gjermane të ndeshen me ato spanjolle.