E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu ne Kosove per bashkepunimin e perbashket

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka diskutuar me homologun e tij kosovar në Prishtinë Dardan Gashi, mbi bashkërendimin e veprimeve në lidhje me Parkun Rajonal të Bjeshkëve të Namuna. Ministri Mediu theksoi se një park i tillë rajonal do të ketë vlera shumë të rëndësishme për turizimin, por gjithashtu edhe në ruajtjen dhe zhvillimin e biodiversitetit.
Një tjetër pikë diskutimi ishte dhe bashkërendimi i veprimeve në fushën e ujërave, duke qenë se një pjesë e mirë e burime janë të përbashkëta dhe lidhin shtetet e rajonit.
Gjithnjë në këtë kuadër, ministri Mediu theksoi se vendet e rajonit duhet të kenë një plan të përbashkët në përballimin e situatave të ndryshme që krijohen si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›