Britani e Madhe rrjeti televiziv BBC denoncon skandalin e radhes
Skandali i mishit të kalit i cili shitej si mish vici mund të ketë një seri të dytë, por kësaj here dhe më serioz se ajo e para. Ka qenë një program televiziv i kanalit BBC, që ka denoncuar faktin. Autorët e një programi të quajtur “Banketi me mish kali” kanë kryer analiza në një sërë ushqimesh të konsumit të përditshëm, duke gjetur përbërës të të gjitha llojeve, mes të cilave dhe një lloj mishi të paidentifikuar. Gjatë programit prezantuesit kanë thënë që të paktën ai nuk është mish njeriu por mund të ishte me siguri mish qeni. Por ky nuk është zbulimi i vetëm i bërë nga BBC. Në disa hamburger që supozohej të bëheshin me mish vici, në të vërtetë ishte i përbërë nga copa mishi pule dhe një lloj mishi tjetër të paidentifikuar. Prezantuesi i programit ka thënë se ky zbulim ishte i tmerrshëm pasi konsumatorët hanin mish origjinën e të cilit nuk e dinë, dhe që mund të përmbajë shumë baktere.