E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu në Shijak, prezanton kandidatin e PR-së

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka prezantuar në Shijak kandidatin e kësaj force politike Agron Duka.

Në fjalën e tij, Mediu u shpreh se Duka vjen si një vlerë e shtuar në Partine Republikane, si zëri që i kishte munguar Kuvendit të Shqipërisë dhe që të gjithë së bashku do të punojnë  për te rikthyer në Kuvend deputetin që nuk njeh kompromis me të keqen.

Nga ana e tij Duka, u shprehu besimin dhe vendosmërinë për të zbatuar kontratën morale që ka me qytetarët dhe atë politike që ka me Partinë Republikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›