Interpol seminar ne Malajzi per trukimet
Plaga e trukimit të ndeshjeve është një epidemi.
Sipas presidentit në detyrë të Federatës Aziatike të Futbollit, Zhang Jilong ajo është shumë e madhe që të luftohet nga një organizatë e vetme.
Thirrja është bërë në seminarin dy-ditor të Interpolit në Malajzi për të luftuar bastet dhe përcaktimin e rezultateve.
Dosja me 380 ndeshje të trukuara vetëm në Europë besohet se është maja e ajsbergut.
“Ju garantoj se Konfederata jonë nuk do të dorëzohet deri sa ky fenomen të largohet nga Azia. Do të ndërmarrim projekte për edukimin e lojtarëve, zyrtarëve dhe palët e interesuara që të jenë të vetëdijshëm për këtë problem serioz”.
Organizatorët e seminatir shpresojnë në një bashkëpunim global.
“Çështja e trukimeve vazhdon të jetë lajmi kryesor: akuzat kriminale, lojtarët e pezulluar apo gjyqtarët nën hetim. Është e rëndësishme që të bashkojmë forcat dhe burimet tona në mënyrë që të rikthejmë futbollin e pastër”.
FIFA kërkon dënim për një prej kokave të grupeve kriminale.
“Dan Tan duhet të vihet përpara drejtësisë. FIFA këtë kërkon, por diçka e tillë është jashtë jurisdiksionit të saj. Nuk mund të ndikojmë në procedurat hetuese që po vazhdojnë”.
Konferenca do të mbyllet me fjalën e sekretarit të INTERPOL-it, Ronald Noble për atë që duhet bërë për të parandaluar fenomenin e trukimeve.