E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu:Gjoba atyre që s'menaxhojnë mbetjet

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu në një konferencë me teme "nevoja për të kaluar nga grumbullimi i mbetjeve në menaxhimin e integruar" është shprehur se në spitalet tona nuk përpunohet asnjë mbetje spitalore arsye për të cilën ministria e mjedisit ka vendosur edhe gjobën e parë në spitale.
Po ashtu për sa i përket mjedisit ai u shpreh se për këtë fushë duhet të vilet një taksë më e madhe për të pasur një jetë më të mirë edhe më të shëndetshme.
Ministri i mjedisit u shpreh se këmi shumë probleme me lendfilet sipas tij mbetjet urbane nuk duhet të grumbullohen të përpunohen dhe të qëndrojnë në të njëtin vend. Në fakt sipas Mediut duhet të ketë një ligj të posaçëm për sa i përket grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve urbane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›