E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendet e Ballkanit mbështesin integrimin e Maqedonisë në NATO

Vendet nënshkruese të Kartës së Adriatikut në mënyrë unanime sot kanë mbështetur synimin e Maqedonisë për pranim në NATO. Ndërkohë që integrimin e këtij vendi në aleancën veri-atlantike e pengoi vetoja e Greqisë. "Përsërisim mbështetjen tonë të plotë për anëtarësim e Maqedonisë në NATO në të ardhmen e afërt, të vetëdijshëm se ky integrim do t'i kontribuoj paqes dhe stabilitetit në rajon", thuhet, mes të tjerash, në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të pesë vendeve, nënshkruese të Kartës së Adriatikut, pas takimit në Sarajevë.
Shqipëria, Maqedonia dhe Kroacia kanë nënshkruar Kartën e Adriatikut me Shtetet e Bashkuara në Tiranë në vitin 2003, ndërsa në vitin 2008 në këtë program janë përfshirë Bosnjë Hercegovina dhe Mali i Zi.
Shqipëria dhe Kroacia tashmë janë anëtare të NATO-s, Mali i Zi është në programin për anëtarësim, ndërsa këtë rrugë po e ndjek edhe Bosnje Hercegovina.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›