Hyseni: Presim bashkëpunim nga Serbia
Ministri i Jashtëm kosovar Skënder Hyseni ka deklaruar se Prishtina zyrtare nuk pret që Serbia të njohë Kosovën, por që të bashkëpunojë me të për zgjidhjen e çështjeve me interes të përbashkët. Deklaratën e tij Hyseni e bëri në Berlin, gjatë një samiti mbi bashkëpunimin mes vendeve të rajonit të Ballkanit.
"Nuk presim nga Serbia që të na njohë, por mosnjohja nuk ka përse të pengojë Serbinë dhe Kosovën që të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në interes të sigurisë dhe paqes në rajon", ka pohuar Hyseni.
Duke qëndruar tek procesi i njohjes, shefi i diplomacisë kosovare ka theksuar se Kosova është e vetëdijshme se bëhet fjalë për një proces të vështirë.