E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: Dialogu Rusi-Shqipëri, faktor stabiliteti

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev ka deklaruar se dialogu ruso-shqiptar është një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan. "Ne duam të shtojmë bashkëpunimin me Shqipërinë, duke pasur parasysh interesat tona", ka thënë Medvedev. Presidenti i Rusisë i ka bërë këto komente në Kremlin me rastin e dorëzimit të letrave akredituese të ambasadorëve të rinj, në mesin e të cilëve edhe ambasadori i Shqipërisë. "Dialogun ruso-shqiptar e konsiderojmë si një nga faktorët e rëndësishëm të stabilitetit në Ballkan", ka thënë Medvedev. Kjo deklaratë e Medvedev vjen vetëm disa ditë pasi shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov shprehu shqetësimin e Moskës për shkak të deklaratës së kryeministrit shqiptar Sali Berisha për nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve. Duke komentuar deklaratën e Berishës gjatë vizitës në Kosovë, Lavrov ka thënë se kjo deklaratë duhet të ngjallë reagime të fuqishme të BE-së dhe NATO-s.
Ndërsa më pas do të vinte edhe kundër-reagimi i Berishës, i cili do të shprehej se bëhej fjalë për një keqkuptim në përkthimin e deklaratës që ai kishte bërë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›