E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton emërimin e disa prokurorëve në rrethe

Presidenti Topi ka dekretuar emërimet e disa prokurorëve në disa rrethe të vendit. Kështu presidenti Topi në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe nenit 23 të ligjit nr.8737, "Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", ka dekretuar emërimin e këtyre prokurorëve në disa rrethe të vendit.
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan Manjola Kajana, emërohet prokurore në Prokurorine e Rrethit Gjyqësor Fier
Ermir Beta, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat,
Esmeralda Cami, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Peshkopi
Silvana Lule , emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë
Fatmir Lushi, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër
Alketa Nushi, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat,
Marjola Mërtiri emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
Eriselda Bala, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec
Julian Çafka, emërohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë
Shqiponja Milla, emërohet prokurore në Prokurorinë e Rethit Gjyqësor Pukë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›