E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 profesione në provim, Pollo mbështet profesionet e shëndetësisë

Mjekët, farmacistët, veterinerët, dentistë, por edhe inxhinjerët dhe arkitektët do të japin provim para se të kenë mundësi të ushtrojnë profesionin e tyre. Projekt-ligji që sanksionon provimin shtetëror për 10 profesione është miratuar nga Komisioni i Shëndetësisë, ndërkohë që ministri i Shtetit, Genc Pollo thekson se me këtë kuadër ligjor ka një garanci më shumë për kualifikimin e të gjithë atyre që ushtrojnë këto profesione.
Ky ligj nuk ka fuqi prapavepruese dhe vlen vetëm për ata studentë të cilet mbarojnë universitetet në vitin 2010-të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›