Medvedev: Duhet më shumë demokraci dhe sinqeritet
Presidenti rus Dmitri Medvedjev ka kërkuar më shumë demokraci dhe sinqeritet. Këtë kërkesë e ka bërë gjatë një kongresi të partisë qeverisëse "Rusia e Bashkuar" në Shën Peterburg. Demokracia nuk është për partitë, por për popullin, tha Medvedjev duke iu referuar akuzave të opozitës për manipulim të votave gjatë zgjedhjeve komunale në muajin tetor. "Rusia e Bashkuar" është mjaft e fortë që t'i fitojë zgjedhjet në një garë të hapur, tha Medvedjev. ndërkaq edhe kryeministri Vladimir Putin i është bashkuar kërkesave të Medvedevit për një modernizim të ekonomisë ruse. Ndër të tjera është vënë theksi tek fakti se kriza ekonomike tregoi se refuzimi i inovacioneve në industri mund t'i kushtojë shtrenjtë për një vend. Duke folur ne kongresin e njëmbëdhjete të Rusisë së Bashkuar, Putin e ka vënë theksin edhe tek modernizimi i partisë së tij, tek e cila aderojnë rreth 600 anëtarë.
Edhe ky ishte një propozim i bërë nga Medvedev, mbi të cilin Putin ra dakord pa shprehur kritika si ato të bëra pak më parë nga kreu i Kremlinit.
Edhe ky ishte një propozim i bërë nga Medvedev, mbi të cilin Putin ra dakord pa shprehur kritika si ato të bëra pak më parë nga kreu i Kremlinit.