Spanjë, fermerët protestojnë kundër rënies së çmimeve
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë evropiane, sipas të cilave fshatarët kërkojnë më shumë mbështetje nga ana e qeverisë për të përballuar krizën ekonomike që i ka kapur.
Manifestuesit janë ankuar për dobësimin e industrisë ushqimore dhe për zinxhirët e shpërndarjes së saj, që kane shkaktuar dhe rënien e lirë të çmimeve.
Kjo nuk është protesta e parë që ndërmarrin fermerët në kontinentin europian. Para një muaji, fermerë dhe prodhues të qumështit në Francë dhe Zviçër protestuan për uljen drastike të çmimit të qumështit. Ata kërkonin nga strukturturat qeveritare që të aplikonin taksa më të reduktuara për të kaluar këtë krizë prodhimi.
Mënyra se si festuan fermerët francezë dhe zvicerianë ishte shumë e veçantë. Ata derdhën me tonelata prodhime qumështi në ara si edhe fusha të mbjella, në mënyrë që qeveritë përkatëse të dëgjonin kërkesat e tyre.