Bie nga ura, vdes emigranti në Milano
Një 30-vjeçar nga Patosi ka gjetur
vdekjen para 4 ditësh në Milano të
Italisë. Laurent Murati ka qenë
duke lyer kangjellat e një ure, kur ka humbur
ekuilibrin dhe ka përfunduar në ujërat
e lumit që kalonte poshtë. Ngjarja ka
ndodhur të enjten e kaluar, dhe me gjithë
përpjekjet nga policia italiane, ende nuk
është bërë e mundur gjetja e trupit të emigrantit
shqiptar. Menjëherë sapo kanë
marrë lajmin e kobshëm, drejt Italisë janë
nisur familjarë të viktimës, ndërsa në shtëpinë
e tij të lindjes, në Rërës të Patosit,
morti ka ditë që ka pllakosur. Mësohet se
Laurenti jetonte prej disa vitesh në Itali me
dokumente të rregullta, së bashku me të
shoqen dhe djalin e porsalindur, i mbetur
jetim tashmë. Sapo janë sinjalizuar për
aksidentin e ndodhur, karabinierët italianë
kanë nisur kërkimet për gjetjen e
trupit, por pa pasur rezultat. Palombarët
kanë kërkuar në ujërat e lumit gjatë gjithë
ditës së shtunës, por nuk kanë mundur ta
gjejnë kufomën e shqiptarit. Që prej fundjavës,
operacionet e kërkimit për gjetjen e
të mbyturit janë ndërprerë, dhe familjarët
e viktimës apelojnë për ndihmë nga ana e
shtetit shqiptar, që të negociojë për rifillimin
e kërkimeve. "Laurenti kishte disa
vite që jetonte në Itali me të shoqen dhe
djalin që sapo i ka lindur. Bënte punë të
ndryshme ndërtimi, dhe atë ditë që ka
ndodhur ngjarja ka qenë duke lyer kangjellat
e urës, por mesa duket nuk ka qenë i
siguruar. Siç tregojnë, atij i ka rrëshqitur
këmba dhe ka rënë në lumë. Janë përpjekur
ta gjejnë, e kanë kërkuar deri të shtunën,
pastaj janë lodhur dhe nuk kanë
kërkuar më. Ne i bëjmë apel shtetit, ambasadës
shqiptare në Romë, që t‘i kërkojë
palës italiane rifillimin e kërkimeve.
Duam që të na ndihmojnë të sjellim
trupin e pajetë të Laurentit në vendlindje,
kështu që të kemi një vend ku ta qajmë",
thotë Ibrahimi, një nga kushërinjtë e
shumtë që kanë mbushur shtëpinë e Muratëve
në këto ditë zie. Laurenti ishte djali
i vetëm i familjes Murati, së cilës tashmë i
kanë mbetur 2 vajza. Gjendja e vështirë
ekonomike dhe papunësia e kishte detyruar
të riun të emigronte drejt shtetit fqinj së
bashku me familjen e tij