E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev: SHBA ta binde te dorezohet

Presidenti rus Dmitri Medvedev tha se ai shpresonte qe Shtetet e Bashkuara do te ndihmonin per ta bindur Gjeorgjine te nenshkruante nje marreveshje ligjore detyruese per mosperdorimin e forces. Ndersa ambasadori i Rusise ne NATO, Dmitri Rogozin, tha se, deri sa trupat gjeorgjiane te terhiqen per ne pozicionet qe kishin para ofensives, ndalimi i luftimeve nuk do te mund te ndodhte. Udheheqesit nga e gjithe bota u kane bere thirrje te dyja paleve te permbahen, duke bere deklarata, permes te cilave i kane denuar luftimet dhe duke derguar nje delegacion me diplomate te nivelit te larte, te cilet shpresojne te sherbejne si katalizator per ndalimin e luftimeve. Rusia, e cila u ka dhene pasaporta shume prej banoreve te provinces, u kunderpergjigj, duke derguar trupa dhe tanke. Kryeqyteti i Osetise Jugore, Tskinvali, eshte shkaterruar, ndersa rajoni hyn sot ne diten e katert te luftimeve mes separatisteve dhe forcave gjeorgjiane. Luftimet po ashtu u perhapen edhe ne Abkazi, nje tjeter rajon separatist i Gjeorgjise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›